Mbyllet pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë për 5 ditë kremtuan festën e Abaz Aliut

Shqipëria

Mbyllet pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë për 5 ditë kremtuan festën e Abaz Aliut

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Prej pesë ditësh ka nisur peligrinazhi në Malin Tomorr, ku si çdo vit qindra besimtarë ngjisin malin për të shkuar në teqen e Kulmakut dhe më pas në Malin e Cukës, ku ndodhet varri i Abaz Aliut, ku edhe ndezin qirinj dhe bëjnë lutjet e tyre.

Kjo festë zgjat 5 ditë, ndërsa sot është momenti kulminant i festës, raporton gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, ndërsa mësohet se kryegjyshi Baba Mondi do të mbajë një fjalë përshëndetëse dhe më pas do të ketë një performancë nga disa këngëtarë të njohur.

“Prej ditësh ka nisur peligrinazhi në Malin e Tomorrit. Si çdo vit qindra besimtarë kanë ngjitur malin për të ardhur në teqen e Kulmakut dhe për të ngjitur në këmbë deri në Malin e Cukës, ku ndodhet varri i Abaz Aliut.

Besimtarët ndezin qirinjtë dhe lutet për paqe dhe mirëqënie të familjet e tyre.

Sot është momenti më kulminant i kësaj feste që ka nisur prej pesë ditësh. Parashikohet që festa nisë prej orës 11:00 dhe do të jetë kryegjyshi Baba Mondi që do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Ceremonia pritet të zgjasë deri në 12:30 dhe do të ketë  një performancë nga këngëtarë të ndryshëm. Po ashtu policia ka marrë masa të shtuara, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë” tha ndër të tjera gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat