Shpërthen zjarri pas një shkëndije në shtyllën elektrike, rrezikohet banesa në Finiq

Shqipëria

Shpërthen zjarri pas një shkëndije në shtyllën elektrike, rrezikohet banesa në Finiq

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:02
Policia

Një banesë në Finiq të Sarandës është në rrezik për shkak të një zjarri afër saj.

Sipas burimeve të policisë, dyshohet se për shkak të një shkëndije në një shtyllë të energjisë elektrike, është krijuar një vatër zjarri afër banesës së shtetasit K. D., në fshatin Halo, bashkia Finiq.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, dyshohet se për shkak të një shkëndije në një shtyllë të energjisë elektrike, është krijuar një vatër zjarri afër banesës së shtetasit K. D., në fshatin Halo, bashkia Finiq.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat