I gjetën stiva dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme, procedohet 51-vjeçari

Shqipëria

I gjetën stiva dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme, procedohet 51-vjeçari

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar do të procedohet në gjendje të lirë pasi policia i gjeti dhe i sekuestroi 48 m³ dru për zjarr, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

51-vjeçari në Pogradec i kishte stivuar drutë e prerë në vendin e quajtur “Bozhiq”.

Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me specialistët e IMT-së, Tiranë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së prerjes së druve, në mënyrë të kundërligjshme, kanë evidentuar një tjetër rast në këtë fushë.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. I., 51 vjeç, banues në Pogradec.

51-vjeçari kishte stivuar 48 m³ dru për zjarr, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme prej tij, në vendin e quajtur “Bozhiq”.

Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”,-njoftimi i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat