Shqipëria blen 19 mijë tonë bulmet, sasia rritet me 23% këtë vit

Shqipëria

Shqipëria blen 19 mijë tonë bulmet, sasia rritet me 23% këtë vit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Importet e bulmetit janë duke u rritur me shpejtësi këtë vit, ndryshe nga artikujt e tjerë të ushqimeve që kanë pësuar rënie të dukshme.

INSTAT raportoi se përgjatë 7- mujorit 2023 importet e ushqimeve mbeten thuajse në vendnumëro krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, teksa vendi po përballet me një fluks të jo të zakonte të turistëve me një rritje mbi 30 për qind.

Në 7 muajt e parë të vitit, importet e bulmetit janë rritur 23 për qind. Ndryshe nga ushqimet e tjera, të cilat kanë mbetur në të njëjtin trend në raport me vitin e kaluar, qumështi, djathi, gjalpi përfshi edhe vezët e mjaltin po njohin rritje të shpejtë. Të dhënat tregojnë se sasia e importeve të tyre në janar-korrik ishte 19 mijë tonë nga 16 mijë që raportohej vitin e kaluar,

Me këtë ritëm, pesha e produkteve të bulmetit të importuar do të jetë edhe më e lartë këtë vit dhe ky tregues vjen nga mungesa e prodhimit vendas të qumështit.  

Edhe në raftet e supermarketeve markat e huaja të qumështit dhe bulmetit në përgjithësi konkurrojnë në çmime prodhimet vendase.

Shoqata e përpunuesve të qumështit deklaron se produktet e importit kanë avantazh për shkak të kostove shumë më të ulëta që kanë në sektorin e përpunimit të qumështit, sepse kanë çmimin e qumështit të freskët që blihet nga blegtorët 35-45% më të lirë sesa në vendin tonë. Gjithashtu, ato kanë çmime më të mira të naftës, energjisë elektrike dhe gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat