Peleshi tregon përgjigjen që morën nga Greqia për zjarrfikësit

Shqipëria

Peleshi tregon përgjigjen që morën nga Greqia për zjarrfikësit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:47
Zjarrëfikësit

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka treguar arsyen se pse Greqia u ka thënë se zjarrëfikësit shqiptar nuk kanë nevojë të ndërhyjnë për të shuar zjarret që atje kanë shpërthyer për javë të tëra.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se: ” Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”.

Peleshi theksoi se janë të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve.

” Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e angazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë..”, ka thënë Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat