Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil, dy të plagosur mbërrijnë në spital, dyshohet për viktima

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil, dy të plagosur mbërrijnë në spital, dyshohet për viktima

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Ksamil.

Mësohet se në spital kanë mbërritur dy persona të plagosur, banues në Sarandë, një 16 dhe një 17-vjeçar.

Sakaq dyshohet se ka të aksidentuar të tjerë, mes të cilëve edhe të vdekur, edhe pse deri tani mbetet e pakonfirmuar.

Raportohet se të aksidentuarit janë turistë italianë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat