Tragjike! Konsumoi aksidentalisht ilaçet e dajës, ndërron jetë fëmija 17-muajsh

Shqipëria

Tragjike! Konsumoi aksidentalisht ilaçet e dajës, ndërron jetë fëmija 17-muajsh

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës, vajza 17-muajshe, e cila konsumoi metadon aksidentalisht dhe u dërgua nga Saranda në kryeqytet.

E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine.

Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike. Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat