Sulmohet nga 6 qen një fëmijë në Delvinë, transportohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Sulmohet nga 6 qen një fëmijë në Delvinë, transportohet me urgjencë në spital

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Delvinë, ku një fëmijë është sulmuar nga 6 qen.

Sipas burimeve për News 24, bëhet se bëhet fjalë për një 12-vjeçar, i cili pas plagëve të marrë është transportuar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe me hemorragji.

Fëmija me iniciale Sh. H, është sulmuar nga 6 qen në fshatin Rusan të Delvinës, ndërsa ndodhej në një stan.

Gjithashtu mësohet se i mituri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat