Zgjedhjet në Kukës/ “Nuk do tërhiqemi nga beteja”, Berisha: Do të mbrojmë votën e lirë

Shqipëria

Zgjedhjet në Kukës/ “Nuk do tërhiqemi nga beteja”, Berisha: Do të mbrojmë votën e lirë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:42
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, të cilat do të mbahen më 24 shtator.

Berisha u shpreh se PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e lirë dhe të bindë sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në zgjedhje. Më tej, ish-kryeministri u shpreh se nuk do të tërhqiet nga beteja politike.

“Është e vërtetë se janë bërë përpjekje dhe më parë, pse nuk arritëm në një rast, nuk do të thotë të mos e provosh sërish. Populli do ngrihet në këmbë për tu ndarë nga ky regjim. Nuk tërhiqemi nga beteja dhe do bëjmë gjithçka për një betejë të fuqishme. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje, e do mbrojmë votën me procedurat që kemi deklaruar. Nuk e mbrojmë me armë”, u shpreh Berisha.

Sakaq, Berisha u ndal te inceneratori i Tiranës, ku tha se sekuestrimi nënkupton se nuk u vendos anulimi i tarifës.

“Sekuestrimi nënkupton se nuk u vendos anulimi i tarifës. Pasi ajo është 12 euro dhe kjo është e shkruar në kontratë. SKAP-i nuk guxoi të prekë tarifën. Ndërsa për sterilizimin tha të anulohet kontrata. Pronarët fiktivë në letra janë Zoto dhe Mërtiri.Të shohësh se ky ministër emëron kushëririn  e parë në krye të Komisionit, firmos edhe kontratën, një kontratë që u fsheh sepse ishte turp i dheut. Kontrata ‘si të vjedhim’. të shohësh se ky ministër i ka dhuruar kësaj kompania aparaturën e sterilizimeve, ujë dhe energji falas. Tani si mund t’i thuash një anëtari të komisionin qëndro në arrest. Çfarë vlerë ka nëse ka udhëtuar apo jo, kur ka firmat. E ka bërë fërtele kontratën. Nuk i hoqi mandatin, por i preu rrogën dhe me këtë kërkon të krijojë lajm. Të gjitha këto kanë të bëjnë me shkelje ligji. Ku e mbështet ku prokuror qëndrimin e tij?”, tha Berisha.

Ndërsa në lidhje me situatën brenda PD-së, ish-kryeministri tha se vula është e PD-së, ndërsa bëri thirrje sërish për protesta.

“Vula është e PD, është akt kriminal i Edi Rama dhe të gjithë shqiptarët e dinë, ne vazhdojmë betejën. Ne jemi në betejë. Opozita duhet të ngrihet në një protestë të fuqishme të qëndrueshme. Sepse me këtë regjim nuk ka asnjë të ardhme, dhe ky regjim nuk ikën kurrë me votë, por vetëm me protestë. Rama është kryeministri më i lidhur me krimin dhe duhet të bëjmë gjithçka që t’i japim vendin që meritojnë”, përfundoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat