Zjarrfikësit shqiptarë shpëtojnë nga flakët 9 emigrantë në Greqi

Shqipëria

Zjarrfikësit shqiptarë shpëtojnë nga flakët 9 emigrantë në Greqi

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipi i zjarrfikësve shqiptarë që po ndihmojnë Greqinë për shuarjen e flakëve, kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku në Aleksandrupoli.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

Postimi i Plotë: 

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat