Hodhën mbeturina nga dritarja e makinës, “e pësojnë keq” shoferët

Shqipëria

Hodhën mbeturina nga dritarja e makinës, “e pësojnë keq” shoferët

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Policia ka publikuar një video të dy shoferëve që hodhën mbeturina nga dritarja e makinës.

Dy drejtuesit e mjeteve u gjobitën nga 2.500-10.000 lekë për këtë shkelje aq sa e parashikon Kodi Rrugor.

Shoferi i parë shihet tek hedh ambalazhin e paketës së cigareve, ndërsa i dyti një qese të mbushur me mbeturina.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje.

Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.

Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat