Kapen duke transportuar dru të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohen 7 persona

Shqipëria

Kapen duke transportuar dru të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohen 7 persona

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Shtatë persona në Shkodër janë kapur teksa transportonin dru të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Ata do të procedohen të lirë për  këtë veprimtari të cilën e kryenin të organizuar në një subjekt ekonomik të paregjistruar.

Të 7 këta shtetas, nëpërmjet një subjekti ekonomik të paregjistruar, në administrimin nga shtetasi G. L., pritnin dru për zjarr, nga sipërfaqet pyjore të fshatit Maranaj, në mënyrë të kundërligjshme, dhe i transportonin ata, me 3 kamionë. Në momentin kur kapën nga policia ata ishin duke transportuar reth 23 m3 dru për zjarr.

Gjithashtu, procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, një inspektor i pyjeve të zonës ku janë prerë drurë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve, të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prerjes së kundërligjshme të drurëve për zjarr, në mënyrë të organizuar nga disa shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Vëllimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. L., 53 vjeç, G. M., 59 vjeç , P. N., 45 vjeç, R. L., 54 vjeç , Sh. M., 67 vjeç, Gj. B., 36 vjeç dhe M. B., 29 vjeç.

Të 7 këta shtetas, nëpërmjet një subjekti ekonomik të paregjistruar, në administrimin nga shtetasi G. L., pritnin dru për zjarr, nga sipërfaqet pyjore të fshatit Maranaj, në mënyrë të kundërligjshme, dhe i transportonin ata, me 3 kamionë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. H., 53 vjeç, inspektor i pyjeve të fshatit Maranaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë dhe 23 m3 dru për zjarr.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat