Sekuestrohen 2 trajler me inerte, vihen në pranga administratori i subjektit dhe dy shoferët e kamionëve

Shqipëria

Sekuestrohen 2 trajler me inerte, vihen në pranga administratori i subjektit dhe dy shoferët e kamionëve

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Policia ka vënë në pranga adminisistratorin e një subjekti privat dhe dy shoferë të firmës, për shkak të gërryerjes së lumenjëve pa leje përkatëse.

Policia ka konstatuar dy trajlera të mbushur me materiale inerte me qëllim transportimin e tyre.

Për të cilat shoferët nuk dispononin asnjë dokument shoqërues.

Trajlerat u kapën në aksin rrugor Skuraj-Milot, ndërsa të arrestuarit kanë tentuar të manipulojnë faturën tatimore duke  paraqitur të dhëna të rreme që nuk korrispondonin me sasinë, subjektin blerës e shitës të mallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat