Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut, arrestohet 27-vjeçari

Shqipëria

Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut, arrestohet 27-vjeçari

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin, Dorjan Sherifi, i cili akuzohet se shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit të të arrestuarit, policia gjeti kokainë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.

Të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat