Kulluri: PD duhet të gjejë një zgjidhje për të tejkaluar këtë ngërç që ka çuar në shumë disfata

Shqipëria

Kulluri: PD duhet të gjejë një zgjidhje për të tejkaluar këtë ngërç që ka çuar në shumë disfata

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 20:29
Edvin Kulluri

Gjatë intervistës për ABC News, analisti Edvin Kulluri theksoi se të dyja palët, si PD zyrtare dhe Foltorja duhet të gjejnë një zgjidhje për të shmangur një përçarje më të thellë. Ai thotë se ngërçi në të dyja palët është i njëjtë dhe se nuk mund të flitet për fitore për sa kohë nuk ka një zgjidhje.

“Ngërci është në dy krahët i ngjashëm. Në zgjedhjet lokale askush nuk duhet të presë fitore për sa kohë sistemi maxhoritar i bashkive automatikisht çon drejt humbjes me një PD të ndarë në dysh. Në zgjedhjet e përgjithshme është sistemi proporcional dhe uroj që të dyja palët të kapërcejnë votat që ka marrë PS. Shumë e vështirë do të jetë duke qenë të ndarë. Duhet të ketë qartësi.

Fitore nuk ka në këto kushte. Duhet tejkaluar kjo situatë se është aq e përsëritur në absurdin e vet prandaj them se ka nevojë për një start tjetër sepse koha rrjedh dhe të ofron mundësinë të reflektosh. Të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje për të tejkaluar këtë ngërç dhe dështim të provuar, këtë çarje që ka çuar në disfata të njëpasnjëshme.

Nëse do të kenë fuqinë politike për të nisur një rrugëtim të ri politik, qoftë PD zyrtare apo Foltorja, që besoj se nuk ka mundësi të nisë rrugëtim për sa kohë zoti Berisha e drejton në mënyrë krejtësisht personale partinë. Duhet qartësi. Këtu nuk shoh akoma qartësi.”, u shpreh Kulluri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat