Shisnin doza kanabisi në Tiranë, arrestohen 4 persona

Shqipëria

Shisnin doza kanabisi në Tiranë, arrestohen 4 persona

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

4 persona që shisnin kanabis të ndarë në doza në Tiranë janë arrestuar.

Policia ka bërë me dije se sasi lënde narkotike kanabis, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare janë sekuestruar.

Si rezultat i këtij operacioni të realizuar në rrugën e Barrikadave, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 22 vjeç, S. K., 22 vjeç, B. D., 22 vjeç, dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë.

4 shtetasit pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulevardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat