Aksidenti në digën e liqenit, burg për pronarin e “BMW X6-tës”

Shqipëria

Aksidenti në digën e liqenit, burg për pronarin e “BMW X6-tës”

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 11:24
Eldi Allushi

Gjykata ka dhënë masën “arrest  në burg” për Eldi Allushin, pronarin e makinës tip “BMW X6” që shkaktoi aksidentin te diga e liqenit të Tiranës.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, ku automjeti me shpejtësi skëterre doli nga rruga e “Kosovarëve” dhe përfundoi në digën e liqenit.

Policia në automjet gjeti patentën e Eldi Allushit, ndërsa targat ishin hequr nga drejtuesi i saj.

Menjëherë pas ngjarjes, Eldi Allushi nga qyteti i Durrësit, i dyshuar si drejtues i automjetit u shpall në kërkim dhe u arrestua në orët e pasdites.

Pas arrestimit, Allushi dha dëshmi kontradiktore, ku fillimisht mohoi se ka qenë drejtues i automjetit dhe më pas ka thënë se i ka ngelur bedalja e gazit shtypur.

Nga kqyerja e kamerave, rezultoi se në makinë kishin qenë dy të rinj të tjerë, Jurgen  Allushi, këshëri i Eldi Allushit dhe Emiljano Nina, kushëri i Ervis Martinajt drejtues i mjetit, i cili është shpallur në kërkim për 7 vepra penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat