I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke duke rrezikuar mjetet që qarkullonin në rrugë, arrestohet 33-vjeçari

Shqipëria

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke duke rrezikuar mjetet që qarkullonin në rrugë, arrestohet 33-vjeçari

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin e zonës, policia në Vaun e Dejës ka mundur të arrestojë një 33-vjeçar i cili i kishte vënë zjarrin një sipërfaqeje toke.

Toka ishte anash aksit Bushat – Barbullush, duke rrezikuar përfshirjen nga flakët, të mjeteve që qarkullonin në këtë rrugë.

Njoftim i policisë:

Vau i Dejës

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, me bimë të ulëta, anash aksit “Bushat-Barbullush”, duke rrezikuar përfshirjen nga flakët, të mjeteve që qarkullonin në këtë rrugë, si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin, arrestohet 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas njoftimit se një shtetas iu kishte vënë flakën shkurreve dhe barishteve, në anë të aksit rrugor “Bushat-Barbullush”, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin e zonës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit, 33 vjeç, banues në Trush.

33-vjeçari, duke iu vënë zjarrin bimëve të ulëta, në anë të aksit rrugor, rrezikoi përfshirjen nga flakët, të mjeteve të qarkullonin në këtë aks, si dhe të sipërfaqeve të mbjella dhe të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon qytetarët për besimin dhe për denoncimin në kohë, të çdo paligjshmërie. Gjithashtu, apelon sërish për të mos shkaktuar zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht deri me 15 vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat