Drejtim automjeti nën efektin e alkoolit e drogës apo pa leje drejtimi, Balla: Të ashpërsohen masat

Shqipëria

Drejtim automjeti nën efektin e alkoolit e drogës apo pa leje drejtimi, Balla: Të ashpërsohen masat

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:36
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me shkeljet e drejtuesve të mjeteve.

Sipas tij për disa prej shkeljeve duhet ashpërsim i masave.

Masa më të forta sipas Ballës duhen marrë drejtuesve që drejtojnë automjetin nën efektin alkoolit e drogës, apo pa leje drejtimi.

Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo drogës.

Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat