Kapet ‘mat’ duke shitur doza kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Peshkopi

Shqipëria

Kapet ‘mat’ duke shitur doza kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Peshkopi

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Shiste doza canabisi, në qytetin e Peshkopisë,   kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari, Klajdi Nikolli.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike canabis sativa, e ndarë në disa doza  gati për shitje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjet e njëpasnjëshme të  veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore,  shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Nikolli, 23 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit fizik,  23-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat