Kanosin dhe dhunojnë verbalisht kunatën, e ‘pëson’ çifti i bashkëshortëve në Maliq

Shqipëria

Kanosin dhe dhunojnë verbalisht kunatën, e ‘pëson’ çifti i bashkëshortëve në Maliq

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një 64-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 57-vjeçare janë proceduar penalisht në Maliq pasi kanosën me fjalë bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kakaç të Maliqit këtë të shtunë, ku pas ofendimeve dhe dhunës verbale kunata ka kallëzuar në polici njerëzit e burrit.

Pas marrjes së denoncimit Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan në prokurori materialet në ngarkim të çiftit të bashkëshortëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit’, thueht në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat