Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja me të cilën u dëmtua nuk ishte ashensor

Shqipëria

Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja me të cilën u dëmtua nuk ishte ashensor

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:26
Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja me të cilën u dëmtua nuk ishte ashensor

Inspektoriati Shtetëror për Mbikqyrjen e Tregut,ka reaguar në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se pajisja përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si pasojë, ISHMT deklaron se nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.”- shkruhet në Postimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e Lulëzim Allkushi. 43 vjeçari u vu në pranga si personi përgjegjës për montimin e pajisjes së lokalit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i klubit, Spiro Iljadhi, 37 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat