Fermerët e frutave/ Në Elbasan, prodhuesit e pjeshkës kërkojnë treg të sigurt

Shqipëria

Fermerët e frutave/ Në Elbasan, prodhuesit e pjeshkës kërkojnë treg të sigurt

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:23
Fermer

Pasi kaloi më shumë se 10 vite në emigrim Dinol Dervishi u kthye në fshatin e tij në Shirgjan të Elbasanit ku investoi në një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me pjeshkë.

Familja Dervishi është e punësuar këtu ndërsa fermeri thotë se megjithëse shpenzimet kushtojnë, këtë vit çmimi i shitjes ka qenë i kënaqshëm.

“Këtë vit nuk ka qenë i keq por mesatari ka rënë tek 800. Vjet ka qenë shuëm i ulët, këtë vit mirë nuk kam dalë keq deri këtu”– tha fermeri Dinol Dervishi

Prodhimi i madh e bën të vështirë shitjen me pakicë në tregun e Tiranës dhe Elbasanit. Fermerët kanë nevojë për një treg të sigurt për të bërë të mundur marrjen e prodhimit direkt në fshat.

“Me 4-5 kuintal të rrish gjithë ditën humb kohën. Kur e gjen një tregtar marr nëj punëtor e shes sado”- tha Dinol Dervishi

Fshati Shirgjan i Elbasanit është ndër të paktët fshatra që nuk është braktisur. Shumica e banorëve kanë investuar në sipërfaqe të mëdha me sera dhe pemtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat