Fuga: Marrëdhënia mes dy vendeve vijon, zjarret në Greqi janë pasqyrimi më i mirë i kësaj, Beleri mbetet çështje minore

Shqipëria

Fuga: Marrëdhënia mes dy vendeve vijon, zjarret në Greqi janë pasqyrimi më i mirë i kësaj, Beleri mbetet çështje minore

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 21:13
Artan Fuga

Pedagogu dhe akademiku, Artan Fuga përmes një lidhje "Skype" në "Ora News" foli për çështjen Beleri. Sipas Fugës, kjo çështjë është shumë minore dhe një çështje e brendshme jo një çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë.  

"Çështja "Beleri" është shumë minore me gjithë intensitetin që ka marrë sot në media.

Nuk është një çështje mes Greqisë dhe Shqipërise por një çështje e brendshme që më pas mori dimesion në marrëdhënien midis dy vendeve por drejtësia do thotë fjalen e vet dhe marrëdhënia mes dy vendeve do vazhdojë.

Shembulli është rënia e zjarreve në Greqi. U dha një ndihmë nga Shqipëria dhe Greqia e pranoi edhe pse fillimisht u duk se do refuzohej. Nuk ndodhi bllokimi sepse aleancat e shteteve dhe interesat e tyre janë të tilla që tejkalojnë çështje të tilla, histori ka shumë raste të tilla", tha nder te tjera Fuga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat