Digjet pika e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan, Berisha: Po zhdukin gjurmët e krimit

Shqipëria

Digjet pika e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan, Berisha: Po zhdukin gjurmët e krimit

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 22:39
Sali Berisha

Fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët, ndërsa sipas burimeve paraprake nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi, një re e zezë tymi është ngritur në ajër.

Teksa ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë pakujdesi apo i qëllimshëm, lidhur me këtë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e plota.

Në lidhje me zjarrin në fushën e grumbullimit pranë inceneratorit, ka reaguar edhe partia demokratike zyrtare si dhe Ish-kryeministri Sali Berisha. Ky  i fundit  përmes një statusi në rrjetet sociale me tone ironie shprehet se tashmë pasi vodhi me sukses 28 mln euro, inceneratori është vënë në punë nga kryeministri Rama.

“Edi Rama vë në përdorim inceneratorin e Elbasanit! Bravo! Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat