Plagosje më thikë në Bulqizë, në gjendje të rëndë i riu, kapet autori

Shqipëria

Plagosje më thikë në Bulqizë, në gjendje të rëndë i riu, kapet autori

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Plagosi me mjet prerës ( thikë)  një shtetas, pas një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe arrestohet  autori i dyshuar.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, Aranit Alushi 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë Besnik Kurtin 25 vjeç,  banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.  Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit,  si autor i dyshuar i ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat