Tepelenë/ 52-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët, dyshohet se është vetëvrarë

Shqipëria

Tepelenë/ 52-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët, dyshohet se është vetëvrarë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Proganat të Tepelenës mbasditen e kësaj të diele.

Një 52-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat