Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë, plagosen dy turistë italianë

Shqipëria

Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë, plagosen dy turistë italianë

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të HEC “Bistrica 2”. Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy turistë.

Automjeti tip “Volksvagen” me drejtues 22 vjeçarin Orest Zhgabi, është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 27 vjeç.

Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjeçe. Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Sarandës. Njëri prej tyre ka thyerje të femurit.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat