Basha me këshilltarët vendorë: Tha gjithçka, por asgjë se çfarë do bëjë me Kukësin

Shqipëria

Basha me këshilltarët vendorë: Tha gjithçka, por asgjë se çfarë do bëjë me Kukësin

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 23:32
Lulzim Basha

Lulzim Basha mblodhi sot në një takim këshilltarët bashkiakë që garuan nën logon e PD-së në 14 maj.

Ai u foli për numrat e tij të zvogëluar në pushtetin vendor dhe u kërkoi demokratëve të mos bien në kurthin e numrave të mëdhenj pasi nuk i shërbejnë qëllimeve të mëdha. Por sikurse deri më tani, Lulzim Basha, edhe në këtë dalje pas shumë javësh, pas rikthimit të tij në krye të PD, nuk e preku Kukësin dhe zgjedhjet për kryebashkiak, që do të mbahen më 24 shtator.

Ende nuk dihet nëse PD zyrtare do të ketë apo jo kandidat në këtë garë, ndërsa Foltorja e Sali Berishës shkon me Emri Vatën dhe Partia Socialiste me Albert Halilajn, Prefektin e Kukësit.

Të mërkurën është parashikuar mbledhja e Kryesisë së PD, ku pritet dhe vendimi për Kukësin, nese do të ketë betejë me 2 apo 3 kandidatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat