Rama inspektim te ‘Shefqet Ndroqi’: Standard i ri sigurie për ndërhyrjet operatore, abuzuesit të përballen me drejtësinë

Shqipëria

Rama inspektim te ‘Shefqet Ndroqi’: Standard i ri sigurie për ndërhyrjet operatore, abuzuesit të përballen me drejtësinë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të martë një nga centralet e sterilizimit në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’ për të parë nga afër se si bëhet procesi i sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Kreu i qeverisë thotë se garantohet një standard i ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke i kursyer shtetit miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës, por shtoi se ata që kanë vepruar pas shpine është çështje e tyre me drejtësinë.

“Është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës dhe të kompanisë përkatëse, midis përfitimit të madh që ka pasur sistemi dhe çfarëdo qoftë individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine që është çështja e tyre me drejtësinë. Por një nga gjërat më evidente sot dhe që e lexova nga një person që është shumë kritik me ne, një nga kalkulimet që bënte Irena konfirmon atë që kemi thënë, se vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital, ka sjellë një përfitueshmëri financiare që është më e lartë sesa gjithë shpenzimi total që është bërë për këtë proces dhe e gjithë kostoja e përgjithshme që është parashikuar për procesin.”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shprehet se hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij partneriteti publik privat, nuk e cenon aspak suksesin e kësaj nisme të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat