Metamorfoza/ Kërkuan masë më të butë sigurie, GJKKO shtyn vendimin për të ndaluarit

Shqipëria

Metamorfoza/ Kërkuan masë më të butë sigurie, GJKKO shtyn vendimin për të ndaluarit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur të shtyjë vendimin për masat e sigurisë për 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

Në përfundim të seancës së kësaj të marte, GJKKO caktoi datën 31 gusht për të shpallur vendimin për kërkesat e të pandehurve për një masë më të butë sigurie.

Gjyqtarja Saida Dollani kërkoi më shumë kohë për të bërë vlerësimin e provave. Ajo u tërhoq për të marrë vendimin të cilin pritet ta japë pas dy ditësh.

Në sajë të këtij operacioni u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali , Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.

Hetimet  nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet hollandeze belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente  vrasjen e një personi. Bëhët fjalë për shtetasin Kleanthi Musabelli një ish punonjës i policisë së burgjeve. Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke shkëmbyer objektivët e tyre.

Behar Bajri dhe Denis Borriçi ezekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eleminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua. Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “Sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë” ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë sigurie është edhe Elion Hato, që dyshohet për “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” në dëm të shtetasit Taulant Pepa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat