Rama pesimist për anëtarësimin në BE, Minxhozi: Ka mungesë të vullnetit politik, unioni ka shumë probleme

Shqipëria

Rama pesimist për anëtarësimin në BE, Minxhozi: Ka mungesë të vullnetit politik, unioni ka shumë probleme

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 17:30
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në një lidhje skype me  edicionin “Newsline” foli fillimisht në lidhje me pesimizmin e kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Minxhozi tha se tanimë është konsoliduar përshtypja se edhe pse vendet e ballkanit po bëjnë gjithçka duhet për të arritur atje, tabela Bruksel nuk po afrohet.

Ai shtoi se ka një mungesë edhe të vullnetit politik, por gjithashtu BE ka edhe disa probleme të tjera.

“Është konsoliduar tanimë një përshtypje në të gjithë Ballkanin Perëndimor,  që tabela Bruksel nuk afrohet, përtej të gjithë punës që kanë bërë, sepse ka mungesë të vullnetit të politik.

Kjo ndodh për shkak të peripecive të viteve të fundit, me Anglinë, Turqinë dhe shumë dilema të tjera.

Sië është thënë shpesh është një garë dyshe, pra në si vend nuk do të thotë se hymë direkt në union nëse plotësojmë disa standarde.

BE ka shumë probleme, të natyrës ekonomike, të raporteve mes vendeve anëtare dhe mosbesimit në popull.

Takimet si ai i BLED janë më shumë mundësi për lidershipin për t’u takuar dhe për riafirmuar qëndrimet e tyre, më shumë se takime që kanë efekte konkrete,” tha Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat