Babai e abuzonte seksualisht, 25-vjeçarja kishte shpëtuar nga helmimi i së ëmës

Shqipëria

Babai e abuzonte seksualisht, 25-vjeçarja kishte shpëtuar nga helmimi i së ëmës

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Dërmish të Finiqit, ku 57-vjeçari Ramadan Rroko abuzonte seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare.

Mësohet se 20 vite më parë, gruaja e Rrokos, ishte me probleme të shëndetit mendor dhe helmoi fëmijët e saj.

Dy prej tyre ndërruan jetë, ndërsa vajza, tanimë 25-vjeçare dhe një vëlla arritën të shpëtojnë.

Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre, Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat