​Peleshi: Situatë serioze zjarri në Parkun e Lurës

Shqipëria

​Peleshi: Situatë serioze zjarri në Parkun e Lurës

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Autoritetet vendore në Dibër të Shqipërisë kanë kërkuar ndihmë për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Lurës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë.

“Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë. Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat