Fatos Nano, 5 ditë në reanimacion/ Probleme me frymëmarrjen, por pas mjekimit është përmirësuar

Shqipëria

Fatos Nano, 5 ditë në reanimacion/ Probleme me frymëmarrjen, por pas mjekimit është përmirësuar

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 22:17
Fatos Nano, 5 ditë në reanimacion/ Probleme me frymëmarrjen, por pas mjekimit është përmirësuar

Ish-kryeministri Fatos Nano prej pesë ditësh ndodhet i shtruar në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë.

Shkak është bërë një sëmundje në mushkëri, që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Por drejtuesit e spitalit konfirmuan se pas mjekimit intensiv, ish-kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fatos Nano ka drejtuar Partinë Socialiste për 14 vjet dhe ka shërbyer tre herë si kryeministër i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat