Arsimi profesional, Rama: Studentët e punësuar marrin paga konkurruese për tregun

Shqipëria

Arsimi profesional, Rama: Studentët e punësuar marrin paga konkurruese për tregun

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:51
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka inspektuar punimet për rikonstrukturimin e shkollës të Hoteleri-Turizëm në Tiranë.

Rama në fjalën e tij është shprehur se së fundmi duket se po preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur ndër të tjera se studentët që punësohen marrin paga konkurruese në treg dhe ka theksuar se fokusi është përmirësimi I kushteve dhe i cilësisë së kushteve.

“Nuk pyetet më sa është paga, por sa është kapaciteti i tyre pasi pagat janë të larta. Mësoni sa më mirë. Nëse ikën jashtë duhet që të bëhën më mirë llogaritë nëse të ngelet apo jo gjë, normal me pagat 400 mijë lekë patjetër që atjë të ngelet më shumë por me paga mbi 900 kur vjen pun ate menaxheri apo shefi salla apo pika në shërbim që janë më lart duhet që të bëhet lologaria sa janë taksat dhe qeratë andej”, ka thënë kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat