Fatos Nano prej ditësh në intubim, spitali Hygea: Gjendja e tij është stabilizuar, po monitorohet

Shqipëria

Fatos Nano prej ditësh në intubim, spitali Hygea: Gjendja e tij është stabilizuar, po monitorohet

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:34
Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është intubuar në spitalin privat Hygea në Tiranë që prej të enjtes mbrëma (24/8), për shkak të një problemi kronik të frymëmarrjes.

Sipas një përditësimi nga spitali, gjendja e tij është stabilizuar, ndonëse prognoza për zhvillimin e shëndetit të tij mbetet e kujdesshme.

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste ishte përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë kur shkoi në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Fatos Nano, 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë.

Ai është themeluesi dhe presidenti i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat