Përplasi për vdekje këmbësorin, iku dhe fshehu makinën, arrestohet 34-vjeçari nga Shijaku

Shqipëria

Përplasi për vdekje këmbësorin, iku dhe fshehu makinën, arrestohet 34-vjeçari nga Shijaku

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 08:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Është arrestuar nga policia një 34-vjeçar, i cili pak ditë më parë përplasi për vdekje një këmbësor.

Në pranga përfundoi shtetasi F. K i cili pas aksidentit që shkaktoi, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas fshehu makinën në Shijak.

Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë

Aksidentoi me pasojë vdekjen një 59-vjeçar, më datë 25.08.2023, u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.

Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat