Ish-lideri i PS në gjendje të rëndë, Ngjela: Nano politikan me personalitet, Rama s'është në nivelin e tij!

Shqipëria

Ish-lideri i PS në gjendje të rëndë, Ngjela: Nano politikan me personalitet, Rama s'është në nivelin e tij!

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:25
Fatos Nano dhe Spartak Ngjela

“Fatos Nano krijoi një parti moderne nga partia më konservatore e më ‘injorante’ e serës së majtë në Europë”, ky është vlerësimi i avokat Spartak Ngjela për liderin historik, themeluesin e Partisë Socialiste i cili prej një jave vijon të jetë i shtruar në reanimacion.

Ngjela tha në një intervistë për mediat se Nano arriti të krijonte një parti moderne socialdemokrate duke dhënë një ndihmesë të madhe në demokracinë e vendit dhe se historia duhet të shkruajë për rolin e tij në sistemin politik shqiptar.

“Nano kishte personalitet. Krijoji një parti moderne nga parti komuniste e bëri socialdemokrate, nga parti me shekuj prapa e solli në kohën tonë e pas saj u bë e fortë. Dhe ja ku e kemi ende në pushtet. Jo se PS po tregohet intolerante ndaj demokracisë brenda vendit por brenda partisë së vet nuk ka konflikt. Historia duhet ta trajtojë këtë çështje."-tha avokati.

Kujton vitin 1991 kur Nano u zgjodh kryetar i PS-së. Pranon se ishte skeptik dhe nuk besonte se do të bënte ato reforma që ndërmori më pas.

“Kur e pashë që u zgjodh kryetar nuk kisha shumë besim por kur pashë që brenda 3 ditësh eliminoi byronë që vinte nga Partia e Punës e kuptova që kishte personalitet. Të gjithë reformat e brendshme që mori e la hapësirë të madhe debati e kuptova që do krijonte një parti moderne. Përballë tij ishte një parti me Saliun pjesë e liqenit të vjetër të Partisë së Punës"-tregon Ngjela.

Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Një tjetër shenjë se Fatos Nano ishte një politikan modern ishte dhe fakti që kur u bë kryeministër  nuk u hakmor ndaj Sali Berishës 

“Kur e mori Nano u kuptua që do të kishte një frymë të re. Nuk u hakmor me Saliun pavarësisht se Saliu e kishte burgosur me budallallëqe dhe gjykatë injorante që e akuzoi Nanon për vjedhje në favor të të tretëve. Edhe një student i vitit të tretë të juridikut do të qeshte. Se nuk ka vjedhje në favor të të tretëve. Ka bashkëpunim. Ajo doli nga burgu riformoi më fort PS. Krijoi principet e para të partisë socialdemokrate"

Ngjela ia dedikon Nanos dhe faktin që PS sot është një parti e fortë. Por ndryshe nga Nano që ishte liberal, Rama nuk po lejon demokracinë e brendshme

"Rama nuk është në nivelin e Nanos. Kryeministri aktual ka frikë. Nano nuk kishte frikë. Rama nuk lejon konkurencën e brendshme. Jeni gazetarë investigoni. Nuk e lejon Rama idenë kundër siç e lejonte Nano. Një parti është konkurencë individësh në të njëjtën parti ku secili tenton për të qenë kryetar. Kjo është norma 1 e politikës. Mos shikoni partitë mesjetare ku njëri lë djalin e tjetri vajzën. PS është Partia më e fortë, i fiton prapë zgjedhjet por nuk ka konflikt demokratik të brendshëm. Kjo shterpëzon partinë për të mos patur ide”-tha avokati.

Kryeministri Edi Rama e nderoi sot me medaljen e Yllit të Mirënjohjes Publike për gjithçka të mirë që i dha vendit, dhe theksoi sot se Nano meriton lutjet e të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat