Rënia e euros po i nxjerr nga tregu, eksportuesit letër Ramës, propozojnë ndërhyrje

Shqipëria

Rënia e euros po i nxjerr nga tregu, eksportuesit letër Ramës, propozojnë ndërhyrje

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Qeveria dhe Banka duhet të marrin masa që euro të forcohet përballë lekut. Më këtë thirrje, bizneset eksportuese propozojnë që kursi valutor të kontrollohet nga autoritetet.

Bizneset prodhuese dhe ato që eksportojnë mall vazhdojnë të operojnë me vështirësi në treg. Shkaku kryesor është zhvlerësimi i euros dhe dollarit përballë lekut, i cili megjithë luhatjet e muajit të fundit, sëërish ka ngelur në koutat më të ulëta të dy viteve të fundit.

Për këtë aryse, ata i kanë bërë thirrje sërish  qeverisë të marrë masa për të zbutur pasojat e rënda që po përjetojnë kompanitë që ata drejtojnë.

Këtë herë ata kanë dcshkruar njjë letër të hapur, ku thonë se kohët e fundi po prekin kufijtë e mbijetesës në treg, madje duke reflektuar edhe një analizë për situatën ku gjenden.

“Vlerësojmë se së bashku me shoqatat e eksportuesve, duhet të krijohet një grupndërinstitucional për të identifikuar dhe zbatuar politika fiskale dhe reforma strukturore që nuk cënojnë stabilitetin makroekonomik, por që zbusin goditjet e rënda nga mbiçmimi i monedhës kombëtare”, thuhet në letër.

Më tej, shoqatat e biznesit propozojnë edhe masa që kanë marrë vende të tjera, ku banka qendrore nuk e lë kursin valutor të lirë. Sipas tyre, në këtë moment, kursi i këmbimit me euron, të duhet jetë një gjysmë i lire, nisur nga prania e lartë të euros në ekonominë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat