U përgjuan për pesë muaj/ Arrestime në Cërrik për krime zgjedhore

Shqipëria

U përgjuan për pesë muaj/ Arrestime në Cërrik për krime zgjedhore

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik, i cili u arrestua të enjten me urdhër të Prokurorisë kishte mbi 5 muaj që përgjohej nga policia.

Burime nga grupi hetimor thanë se 36 vjeçari Artion Taci ishte vënë nën vëzhgim që ne muajin prill.

Para dhe pas zgjedhjeve rezulton se ai ka biseduar me mbi 40 persona të cilët mendohet se i ka ndihmuar të shmangin detyrimet ligjore që ata kishin në lidhje me masat e sigurisë për mbrojtjen nga zjarri ne bizneset e tyre.

Burime thnë po ashtu se indicia për të nisur hetimet ka ardhur pas denoncimit të një qytetari.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Cërrik Artion Taci u arrestua tw enjten nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ne Elbasan.

Në pranga kanë përfunduar dhe dy vartësit e tij Armand Gjoka dhe Adnand Xhelili, përgjegjësi i OSHEE Cërrik Alban Shima dhe punonjësi i bashkisë së Cërrikut Agiano Dinoshi me detyre specialist në zyrën e taksave.

Mbi kreun e zjarrfikëses rëndojnë veprat penale të “Ushtrimit te ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Dy vartësit e tij akuzohen për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Ndërsa punonjësi i bashkisë është arrestuar për  lëshim të vërtetimeve false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të 14 majit. Po për këtë vepër penale është shpallur në kërkim edhe një 64 vjecar.

Për të pestë të arrestuarit gjykata e shkallës së parë elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dosja pritet t’i kalojë prokurorisë së posacme.

Kreu i zjarrfikëses së cërrikut Artion taci ishte pezulluar nga puna pak kohë më parë. Nuk është hera e parë që 36 vjecari përfundon në prangat e policisë. Në janar të këtij viti ai është arrestuar nën akuzën “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat