Stabilizohet gjendja e Fatos Nanos, mjekët: Ende nuk e ka kaluar rrezikun

Shqipëria

Stabilizohet gjendja e Fatos Nanos, mjekët: Ende nuk e ka kaluar rrezikun

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:15
Fatos Nano

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është e stabilizuar, sipas bluzave të bardha.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku raporton se mjekët vazhdojnë ta kenë në monitorim, pasi ende nuk e ka kaluar rrezikun.

Kujtojmë që mbrëmjen e së enjtes, gjendja e Nanos u rëndua dhe mjekët i kryen një ndërhyrje kirurgjikale ku i vendosën një tub në trake.

Ai ndodhet prej më shumë se një jave i shtruar në reaminacion për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat