Gjobë kush lëviz në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit! Policia: Merrni masa!

Shqipëria

Gjobë kush lëviz në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit! Policia: Merrni masa!

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se shoferët që lëvizin në mjet më fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit, do të gjobiten. Gjobat do të variojnë nga 5000 deri në 15 000 lekë.

Sakaq, Policia i bën thirrje qytetarëve të marrin masa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë 📍

Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për qytetarët, Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.

Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat