I dehur në timon, arrestohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Sarandë

Shqipëria

I dehur në timon, arrestohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Sarandë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:35
Thoma Kallojeri

Është arrestuar mbrëmjen e kësaj të premteje Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Sarandë, Thoma Kallojeri, 67 vjeç. Ai u ndalua teksa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kallojeri është edhe Kryetar i Partisë Socialiste në bashkinë Finiq, si dhe kryetar i Këshillit Bashkiak në këtë bashki.

Ai u ndalua nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, ku u konstatua se po drejtonte mjetin me një sasi të lartë alkooli të konsumuar.

Burime bëjnë me dije se Kallojeri, po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij, ku kishte organizuar një ceremoni me miqtë dhe kolegët në një nga restorantet në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat