Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos, ish kryeministri prej disa ditësh në reanimacion

Shqipëria

Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos, ish kryeministri prej disa ditësh në reanimacion

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:33
Fatos Nano

Në orët e fundit mësohet se gjendja shëndetësore e ish kryeministit Fatos Nano është drejt përmirësimit.

Gazetarja Gerta Vasku raporton për ABC News se sipas mjekëve gjatë orëve të fundit mësohet se parametrat shëndetësore janë drejt përmirësimit.

Gjithashtu mjekët konfirmojnë se rehabilimitimi i tij do të ketë një rrugë të gjatë. Ai prej ditësh ndodhet në reanimacion, por me vendosjen e një tubi në trake për të çuar më shumë oksigjen në mushkri duket se e ka përmirësuar më shpejt në orët e fundit gjendjen e tij.

Ish kryeministri do të vijojë që të jetë i intubuar deri në një rikuperim të plotë të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat