Basha edhe kryetar grupi, Baçi: Lëvizje pozitive, të përballet vetë me kryeministrin

Shqipëria

Basha edhe kryetar grupi, Baçi: Lëvizje pozitive, të përballet vetë me kryeministrin

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:59
Analisti Agim Baçi dhe Lulzim Basha

Analisti Agim Baçi, në një intervistë për Euronews Albania, i cilësoi si lëvizje pozitive ndryshimet statutore që pritet të  miratohen në kuvendin e PD të thirrur nga Basha.

Ai e cilësoi si normale që kryetari i partisë merr kompetencat e grupit parlamentar, duke qenë se replikën më të forta në kuvend me kryeministrin e bën kryetari i partisë.

“Sot duhet të dëgjojmë nga Basha arsyet e rikthimit dhe cila ka qenë marrëdhënia reale me Berishën, pastaj është në dorën e demokratëve nëse do t’i bashkëngjiten apo do kemi dy pjesëza të PD.

Është normale që kryetari i partisë merr kompetencat e kreut të grupit parlamentar duke qenë se replikat më të forta në kuvend me kryeministër i bën kryetari. Është një lëvizje më e ndershme, ti je personi me përgjegjësi që pretendon t’i zësh vendin kryeministrit. Është një ndryshim pozitiv, nuk ka pse të fshihet pas kryetarit të grupit”,  tha Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat