Tentoi të vidhte me dhunë banesën e një të moshuare, arrestohet 20 vjeçari në Shkodër

Shqipëria

Tentoi të vidhte me dhunë banesën e një të moshuare, arrestohet 20 vjeçari në Shkodër

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Policia e Malësisë së Madhe, pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë paratë, një shtetaseje të moshuar, në banesën e saj, ka organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. F., 20 vjeç, banues në banues në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

'Ky shtetas është futur në banesën e shtetases R. H., 81 vjeçe, e cila jetonte vetëm, dhe ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

Pas ndërhyrjes së shtetases së moshuar, 20-vjeçari e ka goditur atë me send të fortë dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. 81-vjeçarja mori ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat