Dyshohet se është mbytur në lumin Devoll, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin

Shqipëria

Dyshohet se është mbytur në lumin Devoll, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Një 80-vjeçar dyshohet se është mbytur në rrjedhën e lumit Devoll.

Ka qenë i biri 50-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë, teksa mësohet se i moshuari ishte larguar nga banesa e tij në Belsh që me 31 gusht.

Familjarët kanë deklaruar se 80-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat