Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes

Shqipëria

Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 20:00
Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon prej 10 ditësh trajtimin në një spital në Tiranë si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Gjendja shëndetësore e liderit historik të PS-së është përmirësuar pas ndërhyrjes kirurjgikale nga mjekët për t’i lehtësuar frymëmarrjen.

Ndërkohë që mësohet se rehabilitimi i tij është i ngadalshëm dhe i vështirë. Më herët u raportua se mjekët kanë vendosur që ta heqin nga intubimi dhe ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin “Trakeostomi”.

Ish-kryeministri socialist, vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat