Pëson arrest kardiak teksa udhëtonte me makinë, humb jetën 70-vjeçari në Himarë

Shqipëria

Pëson arrest kardiak teksa udhëtonte me makinë, humb jetën 70-vjeçari në Himarë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një 70-vjeçar ka pësuar arrest kardiak teksa drejtonte automjetin në Himarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ku teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin.

Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat